Një burrë me nënshtetësi të Kosovës është gjetur i vdekur në Leposaviq në orët e para të së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete, shkruan Insajderi.
“Leposaviq / 26.10.2024 – 00:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Rasti po vazhdon të hetohe nga policia. /Insajderi.org/