
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Pejë. Rasti është raportuar nga një qytetar.
Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.
“HETIM I VDEKJES
Pejë 29.09.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull dyshohet te jete pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”.