Gjendet i vdekur një person në Podujevë – dyshohet se ka bërë vetëvrasje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gjendet i vdekur një person në Podujevë – dyshohet se ka bërë vetëvrasje

    Insajderi
    12 November 2022 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është gjetur pa shenja jete këtë të premte, në fshatin Lladoc të Podujevës. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladoc të Komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

    “Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark