Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se personi është gjetur rreth orës 19:00 dhe rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.