Një person pa shenja jete është gjetur përgjatë së shtunës në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport thuhet se viktima po punonte roje, shkruan Insajderi.
“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, njofton policia. /Insajderi.org/