Një person është gjetur i vdekur dje në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.
“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 03.01.2024 – 20:45. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.