Një person është gjetur i vdekur në fshatin Jazhnicë të Shtërpcës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili tha se mosha e viktimës është 61 vjeçar.
“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar“, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërsa, rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.