Një shtetas i huaj është gjendur i vdekur mesditën e së shtunës në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, pa dhënë më shumë detaje.
“ Prishtinë/ 06.04.2024-11:57. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull me shtetësi të huaj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Insajderi.org/