Në Lipjan është gjetur i vdekur një shtetas i Shqipërisë, në vendin e tij të punës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.
“Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/