D.M, 29 vjeç është gjetur i vdekur në Fier. Personi në fjalë është autori i krimit në familje, i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, 28 vjeç, në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Ndërkohë policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. Ai ishte shpallur në kërkim pikërisht për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Demokrat Medinaj dhe Irvana Hyka lanë pas dy fëmijë të mitur, ndërsa familjarët kanë konfirmuar se gruaja tashmë e ndjerë ishte në pritje të një fëmije tjetër pasi ishte 6 javësh shtatzënë.