Gjendet i vetëvrarë një person në Obiliq, familjari flet për Insajderin- fajëson Psikiatrinë për lirimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vetëvrarë një person në Obiliq, familjari flet për Insajderin- fajëson Psikiatrinë për lirimin e tij

    Insajderi
    18 August 2025 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abdyl Çerkezi, familjar i viktimës M.Ç. që ia mori jetën vetës në Obiliq, ka fajësuar Klinikën e Psikiatrisë për neglizhencë pasi që viktima po trajtohej për çrregullim mendor.

    Çerkezi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se më 16 gusht (e shtunë) e kishte dërguar xhaxhain e tij në gjendje të rënduar psikike.

    Tutje, ai tha se psikiatrja që e kishte kontrolluar s’e kishte shtrirë në spital, duke thënë se vikendeve trajtojnë vetëm rastet urgjente.

    Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje Klinikës së Psikiatrisë, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

    Rastin tragjik ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”.

    Sot në stacionin policor të Obiliqit është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekjen’. Viktima mashkull, 46-vjeç, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, bëri të ditur Ahmeti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark