Gjendet lart në mesin e të votuarve, sa vota mori i biri i Jakup Krasniqit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet lart në mesin e të votuarve, sa vota mori i biri i Jakup Krasniqit?

    Insajderi
    19 February 2025 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Altin Krasniqi, i biri i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ishte në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Nga më se 80 për qind të votave të numëruara në nivel vendi, mbrëmë janë publikuar rezultatet edhe për kandidatët e PDK’së, shkruan Insajderi.

    Në mesin e më të votuarve tek PDK’ja, Altin Krasniqi gjendet i 17-ti me 17,801 vota nga 80 për qind të numëruara nga votat e kandidatëve për deputetë.

    Krasniqi në Komunën e Skenderajt i ka marrë 1,235 vota nga të gjitha vendvotimet e numëruara (vetëm një vendvotim ka shkuar në rinumërim) në listën e PDK’së.

    LEXO EDHE:

    Krasniqi ende nuk e ka bërë të ditur nëse do të arrijë të bëhet deputet i nomenklaturës së ardhshme. Gjithsesi, një ditë pas zgjedhjeve ai ka falënderuar aktivistët dhe mbështetësit e PDK’së për votat.

    Një falënderim i madh u takon aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës për përkushtimin, mundin dhe mbështetjen e madhe që më kanë dhënë mua dhe PDK-së. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm dhe dëshmon për fuqinë e vërtetë të njerëzve që besojnë në vlerat dhe vizionin tonë për Kosovën“, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark