Vetëm pak ditë më parë Apple publikoi vesionin e ri për iPhone, iOS 12.1 dhe hulumtuesit e sigurisë kanë arritur të zbulojnë menjëherë mënyrën për ta anashkaluar ekranin e kyçjes.
Ky problem bën të mundur që një person me akses fizik në telefon të aksesojë të gjitha kontaktet në një iPhone dhe të bëjë thirrje FaceTime pa pasur nevojë për fjalëkalim.
I ashtuquajtur “exploit” funksionon vetëm në iOS 12.1 dhe është zbuluar pak orë pasi Apple publikoi përditësimin.