Gjendet monedha më e vjetër angleze - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet monedha më e vjetër angleze

    Insajderi
    11 November 2021 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arkeologët në Newfoundland kanë zbuluar atë që mund të jetë monedha më e vjetër angleze e gjetur ndonjëherë në Kanada.

    Monedha e rrallë mendohet se është prerë para mbi 520 vjetësh. Ajo do të paraqitet në një sesion turistik më 2020.

    BBC shkruan se monedha e rrallë prej argjendi u zbulua në vendin historik të Cupids Cove, vendbanimi i parë anglez.

    Një ekip arkeologësh e studiuan monedhën dhe dolën në përfundimin se ishte prerë diku mes viteve 1493 dhe 1499.

    Arkeologu kryesor William Gilbert e quajti këtë një zbulim të madh. Më 2001 ishte gjetur edhe një monedhë në të njëjtën zonë dhe në atë kohë ajo konsiderohej më e vjetra e gjetur në Kanada.

    Kjo që tani është gjetur, besohet të jetë rreth 60 vjet më e vjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark