Gjendet mozaiku 1500-vjeçar - Insajderi
×
Kulturë

Gjendet mozaiku 1500-vjeçar

Insajderi
21 September 2019 - 21:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mozaik që besohet se i përket shekullit VI është gjetur në një gërmim ilegal në juglindje të Turqisë.

Mozaiku është gjetur nga xhandarmëria në afërsi të distriktit Derik në provincën Mardin, që njihet si rajon me gjurmë historike të civilizimeve të ndryshme.

Vepra e lashtë rreth 1500 vite është gjetur pasi kalimtarët e rastit e kanë paraqitur gërmimin ilegal në xhandarmëri, e cila është mobilizuar në këtë zonë dhe ka identifikuar mozaikun me figura të ndryshme.

Pas ekspertizës, mozaiku është marrë nën mbrojtje nga ana e Drejtorisë së Muzeve të Mardinit.

Ndërkohë, në vazhdim është një operacion i nisur nga ekipet e xhandarmërisë për kapjen e të dyshuarve që kanë kryer gërmimin ilegal.

Nga ana tjetër, Drejtoria Provinciale e Turizmit ka lëshuar kërkesë për të kryer gërmime në këtë pikë.

“Ne besojmë se ky vend ka qenë një vendbanim para mijëra viteve. Duam që me këtë gjë të pasurohet turizmi”, tha një specialist në këtë drejtori.

insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark