Gjendet në kanal trupi i pajetë i një 21-vjeçari në Lushnje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet në kanal trupi i pajetë i një 21-vjeçari në Lushnje

    Insajderi
    16 August 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të një 21-vjeçar, në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjes.

    Mbrëmjen e së enjtes, në komisariat është bërë kallëzim nga një 37-vjeçar, pasi 21-vjeçari prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, i cili vuante nga epilepsia.

    Paraditen e së premtes, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë e 21-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë vetmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark