Një bombë është gjetur sot në oborrin e një kompanie në Krushë të vogël të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thëne se sot rreth orës 14:30 nëpërmes telefoni policia është informuar se në oborrin e një kompania në Krushë të vogël, Prizren (ish-“podrumi I verës”) dyshohet së gjatë punimeve me eskavator është gjet një mjet eksplosiv i pa shpërthyer.
Bytyqi tha se mjeti duket të jetë një “bombë kaset”, e mbetur nga lufta e fundit.
Nga pamja mjeti duket të jetë një “bomb kaset” e mbetur nga lufta e fundit. Policia ka dal në vendngjarje dhe ka siguruar vendin. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin dhe gjithashtu është informuar edhe njësiti deminimit të FSK -s.
Njësiti I deminimit ka dal në vendngjarje dhe ka udhëzuar që të mbyllen të gjitha rrugët që qojn në atë drejtim ngase mjeti eksploziv është vlerësuar si mjet shumë I rrezikshëm “bomb kasetore antitank”. Pasi që është siguruar rrethina mjeti eksplosivë është plasur ( shpërthyer) në vendngjarje pa ndonjë incident”, ka thënë Bytyqi.