Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima e moshuar femër kosovare, dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia.