Gjendet një grua pa shenja jete në Durrës, trupin e kishte të dëmtuar nga një mjet prerës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një grua pa shenja jete në Durrës, trupin e kishte të dëmtuar nga një mjet prerës

    Insajderi
    02 August 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit ka dhënë detaje për një trup që është gjetur pa shenja jete poshtë urës së Daljanit në lagjen numër 13 në Durrës.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i trupit të pa jetë, ishte grua me inicialet L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

    “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës”.

    “Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast. Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark