Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.