
Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshimtë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Enis Pllana, Zyrtar për Informim për Kryeqytetin në kuadër të Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, ka thënë Pllana.
Insajderi ka marrë vesh nga burime të saja se policia ka identifikuar një pjesë të vjetëruar të veturës. /Insajderi.org/