Gjendet një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Kaçanik, KFOR lëshon një paralajmërim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Kaçanik, KFOR lëshon një paralajmërim

    Insajderi
    27 April 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjet i dyshuar shpërthyes, i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në lagjen Teneqja të Stagovës, në komunën e Kaçanikut.

    Lajmin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se mjeti u gjet të shtunën.

    Sipas tij, patrulla policore ka ndërmarrë menjëherë masa sigurie duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të KFOR-it.

    Sipas një vlerësimi të bërë nga KFOR-i, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë brenda 72 orëve.

    Ata kanë rekomanduar që deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, të bëhet sigurimi dhe trajtimi i mjetit në mënyrë të kontrolluar. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark