Gjendet një mjet shpërthyes afër shtëpisë së Behgjet Pacollit, në vendin e ngjarjes FSK dhe KFOR-i - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjendet një mjet shpërthyes afër shtëpisë së Behgjet Pacollit, në vendin e ngjarjes FSK dhe KFOR-i

    Insajderi
    13 March 2022 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjet shpërthyes është gjetur sot në një zonë malore të Hajvalisë.

    Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 15:30 kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes.

    “Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore për të siguruar zonën në fjalë”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Duat Hoxha.

    Tutje ajo shtoi se në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat poashtu ndodhen në vendngjarje.

    “Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, shtoi Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark