Një mjet shpërthyes është gjetur në një banesë në Shën Petersburg, tre ditë pas shpërthimit të bombave në metronë e këtij qyteti, ku mbetën të vdekur 14 persona, shkruan BBC.
Policia Ruse ka siguruar mjetin shpërthyes, ndërsa disa persona janë ndaluar pas bastisjes së kësaj banese mëngjesin e së enjtes.
Fqinjët janë larguar ndërsa dëshmitarët kanë thënë që kanë parë tre persona në pranga.
Ndërsa i dyshuari kryesor për shpërthimin në metro, Akbarzhon Jalilov, ka mbetur i vdekur gjatë sulmit.