Një persona pa shenja jete është gjetur në Drenas. Kështu bëhet e ditur përmes për raportit 24 orësh të Policisë.
Ka qenë mjeku i QKMF-së, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka konfirmuar se është duke i zhvilluar hetimet.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport përcjell Insajderi.