Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij pasditen e së shtunës në Gjakovë.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se ekipi mjekësor konstatuan vdekjen e viktimës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Gjakovë / 08.06.2024-15:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor për obduksion. /Insajderi.org/