Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Klinë pasditen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
“HETIM I VDEKJES – Klinë / 29.12.2024-12:54. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”. /Insajderi.org/