Një burrë është gjendur pa shenja jete në mëngjesin e së hënës në Hade të Obiliqit.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.
E njëjta ka shtuar se policia po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Insajderi.org/