Një person është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm, në rrugën që lidhë fshatin Dumosh me fshatin Batllavë të Podujevës. Viktima është e moshës 45 vjeçare.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur dy gëzhoja të armës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete./Insajderi.com