Rreth orës 5:50 të mëngjesit në rrugën “Konferenca e Bujanit” është gjetur një person i vdekur, i lindur në vitin 1952.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.
Ibraj ka thënë se rastin e ka lajmëruar me telefon një kalimtar i rastit, ku më pas policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr dhe është dërguar në ekzaminim mjekësor në Prishtinë.
Ai ka shtuar se rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Hetuesit rajonal janë duke hetuar rasti në bashkëpunim me prokurorinë./Insajderi.com