Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, policia jep detaje

    Insajderi
    03 February 2025 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raketahedhës e tipit M80 me kalibër 64mm është gjetur gjatë patrullimit në zonën kufitare me Serbinë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    “Sot, me datën 03.02.2025, rreth orës 16:00, ndërsa policët ishin duke patrulluar në zonën kufitare në bazë të informacioneve për rrugë alternative të përdorura për kontrabandë të mallrave, ata hasën në një qese najloni të zezë që duket e dyshimtë. Pas arritjes në vendngjarje e ekipit të forenzikës rajonale, u vërtetua se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 me kalibër 64mm,” tha Elshani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark