Një 64-vjeçar, serb nga Kosova, ka humbur jetën në malet e fshatit Bërzanë të Leposaviqit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi të mërkurën mbrëma zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Sipas tij, dyshimet e para janë se i dyshuari ka vdekur para disa ditësh, si shkak i lëndimeve që ka marrë nga drunjtë.
“Ka jetu i vetëm 59-sh, mashkull serb kosovar, ka mundësi para disa ditëve ka vdekë. Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë, por besohet se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjtë që i kanë rënë përmbi trupin e tij. Mjekësia Ligjore pritet ta japë konstatimin”, ka thënë ai. /Insajdeir.org/