Një trup i pajetë është gjetur në qytetin e Ulqinit në Sveti Đorđe.
Mediat, bëjnë me dije se trupi i gjetur dyshohet se është i ish-shefi i Policisë Rudolf Elezoviq. Sipas tyre shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviqit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviq shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviq.
Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin.
Ndërkohë pak ditë më parë në një lajm të publikuar nga mediat serbe, u tha se se ish-shefi ka kaluar Shqipërinë në rrugë të paligjshme dhe është ndihmuar nga autoritetet shqiptare, për t’u larguar drejt SHBA.