Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e punës, në një gurore në fshatin Pashkashesh në Tiranë.
Dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka vdekur për shkaqe natyrale, raporton Abcnews.al.
“Më datë 27.01.2025, rreth orës 08:25, në fshatin Pashkashesh, Ibë, në guroren e shtetasit B. A, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. L, rreth 60 vjeç, i punësuar si roje private në këtë gurore”.
“Paraprakisht, dyshohet se 60 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.