Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Shëngjin, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Shëngjin, policia jep detaje

    Insajderi
    04 May 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të Portit të Shëngjinit.

    Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 37-vjeçar i cili ishte banues në Fushë-Krujë, shkruan Insajderi.

    “Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike, raporton Abcnews.al.

    “Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark