Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Pejë.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:50, ka njoftuar policia.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.