Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

    Insajderi
    06 November 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Ujz të Gjakovës.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai tha se viktima është dërguar në spitalin rajonal, ku është konstatuar vdekja e tij.

    “Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes si dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin janë duke u kryer porcedurate nevojshme hetimore.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark