Një person, është gjetur sot pa shenja jete në Prizren, në orët e mëngjesit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se viktima është 66 vjeç.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha Bytyqi.