Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të policisë ku thuhet se ajo është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare se ka dyshime për atë që më vonë doli e vërtetë.
“Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, shkruan në komunikatën e publikuar në Facebook.