Gjendet pa shenja jete një grua e moshuar në Ulpianë, dyshohet se kishte vdekur ditë më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një grua e moshuar në Ulpianë, dyshohet se kishte vdekur ditë më parë

    Insajderi
    03 July 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana, përballë shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Sipas burimeve të Insajderit, trupi i viktimës ishte i dekompozuar dhe kundërmonte erë të rëndë, që tregon se ajo kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.

    Insajderi poashtu mëson se dyshohet se viktima jetonte e vetme në banesën e saj.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark