Gjendet parcela me kanabis, arrestohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet parcela me kanabis, arrestohen dy persona

    Insajderi
    28 June 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri – Një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa është gjetur nga policia e Himarës në vendin e quajtur “Gjimlik”.

    Si rrjedhojë janë arrestuar dy persona si të dyshuar kryesorë për kultivimin e lëndëve narkotike.

    Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe një 33-vjeçarm të dy banues në Vlorë.

    Policia njofton se ka asgjësuar parcelën me kanabis ndërsa ka sekuestrua një sasi lëndë narkotike.

    Njoftimi i policisë

    Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”.

    Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

    Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    -R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

    -D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

    Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje).

    Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark