Pjesë të avionit EgyptAir janë gjetur në Detin Mesdhe, ka njoftuar kompania ajrore.
Kjo është konfirmuar edhe nga qeveria egjiptiane dhe kompania ajrore.
“Ministria e Aviacionit Civil ka pranuar një letër nga Ministria e Jashtme e Egjiptit ku thuhet se janë gjetur pjesë të avionit të zhdukur afër ishullit Karpathos,” thuhet në një komunikatë, njofton The Independent.
“EgyptAir shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëvedhe miqve të pasagjerëve që ndodheshin në avion,” thuhet në komunikatë.
Aeroplani EgyptAir u zhduk dje ndërsa në të ndodheshin mbi 60 persona./Insajderi.com