Rrënojat e avionit që mbante nënpresidentin e Malavisë, Saulos Chilima, u gjetën pa të mbijetuar, njoftoi presidenti Lazarus Chakwera.
Saulos Chilima dhe nëntë të tjerë po fluturonin brenda vendit të hënën në mëngjes kur avioni i tyre u zhduk nga radarët. Avioni ushtarak po fluturonte në mot të keq.
Ushtarët kontrolluan pyllin Chikangawa në përpjekje për të gjetur avionin.
Në një konferencë për shtyp të martën, presidenti Chakwera tha se ishte informuar nga komandanti i Forcave të Mbrojtjes së Malavi se operacioni i kërkim-shpëtimit ishte përfunduar dhe avioni ishte gjetur.
Chakwera tha se ishte “thellësisht i pikëlluar dhe keq” për të informuar popullin e Malawi-t për tragjedinë e tmerrshme.
Ai tha se ekipi i shpëtimit e gjeti avionin të shkatërruar plotësisht, raporton BBC.
Nënkryetari dhe presidenti vijnë nga parti të ndryshme, por të dy janë bashkuar për të krijuar një aleancë gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.