Gjendet sasi e madhe e drogës në një veturë në Fushë Kosovë, arrestohet shoferi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet sasi e madhe e drogës në një veturë në Fushë Kosovë, arrestohet shoferi

    Insajderi
    22 October 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës të hënën në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike. 

    Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z.J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro). 

    Lidhur me rastin, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

    Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

    • 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,

    • një veturë me targa vendore,

    • 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),

    • 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),

    • dy telefona celularë,

    • 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orëdhe është inicuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark