Gjendet shëndosh e mirë 29 vjeçari i zhdukur para tri dite në Shtërpcë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjendet shëndosh e mirë 29 vjeçari i zhdukur para tri dite në Shtërpcë

    Insajderi
    15 May 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    29 vjeçari, Goran Kociq nga Shtërpca që ishte raportuar i zhdukur tre ditë më parë është gjetur në Suharekë.

    Sipas policisë, Kociq është gjetur në rajonin e Suharekës, pa lëndime dhe me gjendje të mirë shëndetësore.

    “Sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”, thuhet në njoftim.

    Policia kishte njoftuar për zhdukjen e tij të premten.

    “Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

    “Bëhej fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”.

    “Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur”.

    “Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”.

    Kociqi i është dorëzuar familjes së tij teksa prokurori i rastit është njoftuar për të gjitha veprimet e ndërmarra.

    “Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij”.

    “Policia Rajonale e Ferizajt i falenderon ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë , “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, policët e stacionit në Suharekë, e në veçanti qytetarët që ndihmuan për gjetjen e tij”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark