Gjendet shëndosh e mirë gruaja nga Rahoveci që u raportua e zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet shëndosh e mirë gruaja nga Rahoveci që u raportua e zhdukur

    Insajderi
    04 September 2024 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur shëndosh e mirë gruaja nga Rahovica e Ferizajt, e cila u raportua e zhdukur pak ditë më parë.

    Mjekët tregojnë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Sipas raportit ajo është gjetur rreth 1.5 km larg fshatit, në ara.

    “Njësia e Kërkim Shpëtimit me 8 operatorë, Njësia e K9, si dhe vullnetarë, banorë të zonës, në ora 10:45 rreth 1.5 km larg fshatit, në ara, është gjetur H.J në gjendje të mirë shëndetësore”

    Lajmin për gjetjen e saj është bëre nga policia e Ferizajt.


    “Me datë 03.09.2024 rreth orës 10:15 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person H. J (F/K) e moshës 53 nga fshati Rahovicë, Komuna e Ferizajt, e cila sipas ankuesve lëngon nga ka të meta mendore dhe është larguar nga shtepia dhe nuk dihej për fatin e saj. Më datë 03.09.2024 hetuesit rajonalë të mbështetur nga banorë të zonës kanë kërkuar, deri pas mensate, por pa sukses.

    Ndërsa sot, datë 04.09.2024, me fillim në orët e para të ditës, sërish kanë filluar kërikim dhe hetuesit rajonal nga Sketori Rajonal i Hetimeve, të mbështetura edhe nga policë të rendit , FSK -ja, Njësia e Kërkim Shpëtimit me 8 operatorë, Njësia e K9, si dhe vullnetarë, banorë të zonës, në ora 10:45 rreth 1.5 km larg fshatit, në ara, është gjetur H.J në gjendje të mirë shëndetësore. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga Emergjenca Primare QKMF Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark