×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit që shpëtoi punonjësit nga zjarri në magazinë

    Insajderi
    27 March 2021 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi kolegët nga zjarri në një magazinë në periferi të kryeqytetit. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit.

    Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen, raporton A2.

    Njoftimi i Policisë

    Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark