Gjendet trupi i pajetë i mërgimtarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet trupi i pajetë i mërgimtarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit

    Insajderi
    29 July 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur ta gjejnë trupin e viktimës, Rrahim Latifi, 33-vjeçarit që humbi jetën para dy ditësh në Liqenin e Ujmanit.

    FSK në kuadër të misionit të kërkim-shpëtimit bashkë me trupat e KFOR’it kanë shkuar tek Liqeni i Ujmanit për ta kërkuar trupin e të ndjerit.

    I ndjeri dyshohet se kërceu nga ura e Ujmanit dhe nuk doli më nga uji.

    Lidhur me këtë ka njoftuar edhe faqja e FSK’së, duke thënë se pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

    Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

    Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark