Gjendet varrezë masive në Palmyra – gra e fëmijë pa koka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjendet varrezë masive në Palmyra – gra e fëmijë pa koka

    Insajderi
    02 April 2016 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një varr masiv, i cili përfshinë trupat e grave dhe të fëmijëve është gjetur në ish bastionin e Shtetit Islamik –  Palmyra.

    Sipas medieve shtetërore të  Sirisë, trupat besnike të Bashar al-Assad kan zbuluar këtë varr masiv gjatë pastrimit të qytetit.

    Agjencia e lajmeve SANA, cila kontrollohet nga qeveria, tha se të paktën 40 kufoma deri tani janë gjetur në një vend si dhe disa nga këto kufoma janë pa koka.

    Në shumë kufoma të tjera ku dallohen shenja të dhunës së ushtruar, me gjasë nga militantët e ISIS.

    Raporti lidhet me një masakër të kryer në maj të viti 2015, kur u raportuar se militantët e Shtetit Islamik kanë therë e vrarë më shume se 400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

    E gjitha kishte ndodhur vetëm dy ditë pas pushtimit të qytetit Palmyra.

    ISIS ka kryer shumë egërsi në Palmyra gjatë kohës që ata sunduan aty.  Ky vend u shfrytëzua për të realizuar një numër videosh propagandistike, ku tregoheshin ekzekutimet e tmerrshme që i bënin të burgosurve në qytet, njofton The Independent.

    Harku Roman dhe Tempulli Baalshamin ishin ndër vendet më të pasura arkeologjike në Palmyra por që u shkatërruan nga militantët e kësaj organizate terroriste.

    Militantët po ashtu kanë lënë prapa mjete shpërthyese të ndryshme e mina.

    Një zyrtar sirian ka thënë se më shumë se tre mijë mina janë larguar me ndihmën e specialistëve nga Rusia.   “Ata kanë bërë kurtha gjithkund – në pemë, dyer, e kafshë,” ka shtuar ai.

    Rimarrja e qytetit të Palmyras ka qenë shumë e rëndësishme për forcat e Bashar Al-Assad, i cili shpreson që të bind perëndimin se forcat e tij janë partner i besueshëm në luftën kundër terrorit të ISIS./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark