Gjendet i vdekur Enver Kelmendi nga Malisheva - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur Enver Kelmendi nga Malisheva

    Insajderi
    12 September 2016 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmin për gjetjen e turpit të pajetë të Enver Kelmendit e ka konfirmuar për Klan Kosovën një familjar i të ndjerit (dhëndri i tij), përcjell Insajderi.

    Trupi i pajetë i Kelmendit është gjetur në bagazhin e veturës së tij në fshatin Carravrav, ka treguar familjari i viktimës.

    Kelmendi për herë të fundit i gjallë ishte parë në qytetin e Malishevës dhe më pas nuk kishte pasur kontakt nga ai.

    Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së Kelmendit.

    Sipas policisë së Malishevës, viktima nuk ka pasur të kaluar kriminale dhe njihej si personi i qetë nga të gjithë dhe se nuk ka asnjë telashe me askënd.

    Makina e viktimës është Golf katër, ngjyrë e hirit.

    Pas gjetjes së trupit, policia ende nuk ka qenë e qasshme për të treguar nëse janë në ndjekje të dikujt, apo kanë të dyshuar për këtë rast.

    kiy


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark